Vrasja në Librazhd/ Djali gjeti nënën në shtëpi në gjendje të rëndë, burri dyshohej për gjendje depresive
07/09/2019 12:18
Gazetarja e Top Channel, Bruna Kërçyku ka dhënë detaje të tjera sa i përket ngjarjes së rëndë që tronditi dje Librazhdin, kur rreth orës 23:00, Daut Gjokola, 53 vjeç, goditi me thikë bashkëshorten e tij Lule Gjokola, 49 vjeçe.
Dyshohet se 53 vjeçari ka kryer krimin pas një gjendje depresive të momentit dhe fqinjët thonë se familja Gjokola nuk kishte patur probleme dhe se njiheshin si njerëz të qetë.
Pasi ka goditur gruan me thikë, Dauti është hedhur nga kati i katërt duke gjetur vdekjen.
Ka qenë njëri prej djemve të çiftit që ka shkuar në banesë dhe ka gjetur nënën në gjendje të rëndë. Ndonëse u transportua për në spital, 49 vjeçarja nuk i mbijetoi plagëve të shkaktuara me thikë.
Top Channel