Cristiano Ronaldo nuk është vetëm makinë golash, por edhe makinë parash. Sulmuesi portugez i Juventusit do të përfitojë 162 milionë euro nga kontrata e tij më e fundit e sponsorizimit me Nike.
Ata që zbuluan këtë të dhënë interesante përsa u përket fitimeve financiare të 34 vjecarit ishin dokumentat e Football Leaks që u publikuan nga revista gjermane Der Spiegel.
Sipas këtyre dokumentave, në kontratën e Ronaldos me kompaninë e njohur amerikane të veshjeve sportive që zgjat deri në 2026, ekziston edhe përfitimi i një bonusi nga ana e portugezit prej 4 milionë Eurosh për fitimin e Topit të Artë
Ylli i përfaqësueses portugeze që ka një kontratë me Juventusin për një pagë prej 30 milionë Eurosh në sezon, ka nënshkruar kontratën e sponsorizimit me kolosin amerikan Nike që nga viti 2004 duke marrë garancinë për një komision bazë prej 3.65 milionë Euro. Por jo vetëm kaq, sipas asaj që publikohet te e përditshmja gjermane ‘Bild’, përsa kohë Ronaldo do të luajë në një kampionat të kategorisë A në futboll do të duhet të paguhet me 16.2 milionë Euro cdo vit.
Ndërkaq Nike ka reaguar ndaj këtij lajmi duke dalë me një deklaratë të shkurtër teksa theksoi se nuk i komenton disa detaje të kontratave me sportistët
Top Channel