Gjermania u mposht brenda në shtëpi 2-4 ndaj Holandës. Tulipanët synonin dhe morën revanshin për disfatën e shtëpisë muaj më parë, dhe këtë e bënë me një paraqitje impresionuese që gjithsesi nuk lë pas edhe Panxerat me luftën e fortë deri në fund.

Serxh Gnabri’ i dha epërsinë Gjermanisë me një të djathtë të saktë dhe ky gol mbeti në fuqi deri në pushim. Por formacioni portokalli arriti të barazonte me Frenki De Jong.

Shifrat ndryshuan sërish këtë herë me avantazhin për herë të parë të holandës falë nëj autogoli të Xhonatan Tah, por të pranishmit në Folkspark Shtadion u elektrizzuan sërish me penalltinë e konvertuar në gol nga Toni kros.

2-2 në fushë dhe trajnerët u duk se do të kënaqeshin me kaq, por asisti i Vajnaldum ndryshoi sërish balancat.

Mesfushori teknik dha një top të artë për finalizimin e Malen ndërsa siguroi personalisht 3 pikët me golin e fundit nëe Hamburg. Holanda tani ndodhët në klasifikim pas Gjermanisë me 3 pikë, por me shpresa më të mëdha.

Më poshtë do të gjeni edhe notat e lojtarëve:

Startuesit e Gjermanisë XI: Neuer (6); Sule (5), Tah (4), Ginter (5); Klostermann (5), Kimmich (5), Kroos (6), Schulz (5); Reus (6), Gnabry (7*), Ëerner (5). Zëvendësuesit: Havertz (6), Gundogan (6), Brandt (N/A)

Startuesit e Hollandës XI: Cillessen (7); Dumfries (5), De Ligt (7), Van Dijk (6), Blind (6); De Roon (6), Wijnaldum (8), De Jong (8*); Promes (6), Depay (7), Babel (7). Zëvendësuesit: Malen (7), Propper, (6) Ake (N/A).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA