Rafael Nadal kalon edhe pengesën e fundit për të arritur në finalen e US Open, e pesta për të në karrierë me spanjollin që do të tentojë të fitojë titullin e katërt në Flushing Meadows.

Tenisti spanjoll mundi në gjysmëfinale zbulimin e këtij edicioni të US open, italianin Matteo Berrettini, të cilin e mundi me rezultatin 3-0.

Tenisti 23 vjecar që u bë italiani i parë në 40 vjet që arrin në gjysmëfinale të US Open i rezistoi numrit 2 të botës vetëm në setin e parë, të cilin Nadal e fitoi 7-6.

Më pas Berrettini u detyrua të dorëzohej përballë forcës së Nadal që i fitoi dy setet e tjerë 6-4;6-1 duke e mbyllur këtë ndeshje në 2 orë e 40 minuta lojë.
Kundërshtari i Nadal do të jetë Daniil Medvedev, i cili në gjysmë finale eliminoi Grigor Dimitrov, të cilin e mundi 3-0.

Tenisti rus i mbylli llogaritë e kësaj sfide për 2 orë e 8 minuta lojë teksa fitoi setin e parë me tiebreak 7-6, ndërkohë që tek dy të tjerët ai ui shfaq më superior ndaj bullgarit për t’i fituar ata me rezultatin 6-4;6-3.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA