Gjurmët e Luftës së Dytë Botërore rikthyen brenda pak javësh në Vlorë një ekip të Discovery Channel. Ata po filmojnë në Tragjasin e vjetër, në Gjirin e Anglezit në gadishullin e Karaburunit si dhe tek anija spitalore e fundosur pranë Radhimës.
Arkeologu nga Kanzasi, Klint Janulis thotë se çfarë ata kanë zbuluar në këto tre dite është një bukuri e “frikshme”. Si një ish-komando në Irak, Klint e sheh luftën nga një perspektive ndryshe prej asaj të historianëve.
“Kur u zhyta gati qava. Ishte shumë bukur. Unë dua të tregoj histori luftimesh. Kam qenë vetë ushtar dhe asnjëherë betejat nuk rrëfehen siç duhet. Lufta e Dytë Botërore nuk është vetëm SHBA, Anglia dhe Gjemania. Por ka ndodhur kudo edhe në vende të vogla, pra ka qenë më komplekse se e dimë ne dhe pikerisht këtë duam të tregojmë”, thotë Janulis.
Dokumentari pritet të shfaqet në Discovery Channel në fund të vjeshtës.
Top Channel