E shtuna e sportit në Digitalb. Transmetime ekskluzive të eventeve kryesore në botë

07/09/2019 16:14

Dita e shtunë ka rezervuar edhe një sërë sfidash të zjarrta jo vetëm në futboll, por edhe në disiplina të tjera sportive që transmetohen drejtpërdrejt në Digitalb.

Kosova është një tjetër skuadër që ka një vend të rëndësishëm në platformën më të dashur të shqiptarëve teksa ajo luan shanset e saj të kualifikimit për në Euro 2020 me Cekinë, sfidë që do të pasohet nga ajo mes Anglisë dhe Bullgarisë edhe këto pjesë të Grupit A ku është përfaqësuesja e Kosovës.

Lojërat me dorë padyshim kanë rëndësinë e tyre teksa në platformën Digitalb të gjithë mund të ndjekin evropianin femrave në volejboll dhe botërorin e Basketbollit për meshkuj. Evropiani i volejbollit të femrave ka hyrë në fazën e gjysmëfinaleve ku vëmendja është në sfidën mes Serbisë dhe Italisë, skuadrat kampione dhe nënkampione të botës, ndërkohë që Turqia luan me Poloninë. Ndërsa në basketboll për meshkuj është SHBA që është në parket me skuadrën amerikane që mbron titullin botëror.

Kampionati i arteve marciale UFC është një tjetër eveniment që ka marrë vëmendjen e Digitalb që transmeton duelet më të forta të oktagonit dhe kjo e shtunë nuk përbën përjashtim teksa në program është sfida mes Khabib dhe Poirier.

Janë këto evenimente që çdokush mund t’i ndjekë në platformën Digitalb sigurisht gjithnjë sipas preferencave të tyre, por kulmi është ora 20:45 kur Kombëtarja shqiptare do të zbresë në Saint Denis për supersfidën me kampionët e botës së Francës, një përballje që do të mbledhë të gjithë shqiptarët para ekraneve për ta ndjekur atë nëpërmjet platformës më të dashur të tyre, Digitalb.

Top Channel