Arrestohet biznesmeni i 16 i “Informalitetit”, pjesë e skemave mashtruese
07/09/2019 13:53
Ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës vijon seanca për 15 biznesmenë të arrestuar për skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, policia ka arrestuar një tjetër biznesmen.
Bëhet fjalë për shtetasin Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Informaliteti”.
Ai dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.
Prokuroria kërkon burg për 14 nga 15 biznesmenët e arrestuar, krijuan skemën e vjedhjes me TVSH
Top Channel