Vlorë/ Do shkatërrohen 60 objekte, nga Lungomare deri në Orikum
06/09/2019 15:16
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nis sot në Vlorë një aksion të gjerë që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.
Operacioni fillon përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës deri në Orikum, ku do të shemben mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.
Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm, ndaj IKMT u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.
Top Channel