Organizata e Kombeve të Bashkuara e vlerëson Tiranën si një ndër 10 qytetet me performancën më të mirë financiare.

“Ishte një kënaqësi e veçantë të ishim në Vienë për të prezantuar Tiranën dhe historinë e saj të suksesit në menaxhimin financiar. Ishim një nga 10 qytetet e përzgjedhura nga OKB-ja, si qytetet që kanë pasur performancën më të mirë financiare. Vërtet nuk jemi qytet i pasur, por krahasuar me atë që gjetëm dhe atë ku jemi sot, së bashku kemi bërë shumë. Jam shumë krenar për qytetarët e Tiranës, që e trajtojnë qytetin si familjen e tyre. Vlerësimi që na u dha nga OKB-ja, si një nga qytetet me performancën më të mirë ekonomike krahasuar me atë që gjetëm, është një inkurajim që të gjithë bashkë, katër vitet e ardhshme, ta kthejmë Tiranën jo vetëm në polin më të rëndësishëm ekonomik të Shqipërisë, por me shumë gjasë, edhe në polin më të rëndësishëm ekonomik të gjithë rajonit të Ballkanit”, shprehet Veliaj.

Veliaj mori pjesë në konferencën “Bridge For Cities”, që u mbajt në Vienë, ku kryebashkiakë nga e gjithë bota diskutuan mbi promovimin e agjendës 2030, për zhvillim të qëndrueshëm si dhe krijimin e një rrjeti për nxitjen e bashkëpunimeve ndërmjet vendeve. Bashkia e Tiranes mban 50 % të peshës së ekonomisë së vendit.

Sipas Instat, qarku i Tiranës është rritur me 10%. Ndërkohë që Bashkia ka aplikuar pranë qeverisë për tu licensuar si operator i një zone të lire ekonomike në Kashar, e cila parashikohet ti japë një tjetër impuls zhvillimit ekonomik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA