Erdogan kërkon zbatimin e mandat-arresteve të Gjykatës së Hagës ‘për të kthyer besimin te sistemi ndërkombëtar’ (fotot)
23/11 18:25
Një sulm kamikaz ka lënë të vdekur 10 cilivë afgan dhe dy ushtarë të NATO-s. Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten në Kabul të Afganistanit.
Sulmin e morën përsipër talebanët. Sulmi vjen në një moment kur NATO-ja ka qenë në bisedime për të arritur paqen mes afganëve dhe talebanëve.
“Të paktën 10 civilë janë vrarë dhe 42 të plagosur u dërguan në spitale,” tha Nasrat Rahimi, një zëdhënës i ministrisë së brendshme. Misioni i Mbështetjes së Qëndrueshme të drejtuar nga NATO tha në një deklaratë se një ushtar rumun dhe një amerikan, anëtarë të NATO-s u vranë në kryeqytetin afgan.
Vrasja e ushtarit amerikan bëri që numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në shtetin e Afganistanit këtë vit të shkojë në 16.
Top Channel