Mbrëmjen e sotme vazhdon seria e eliminatoreve ku nuk do të mungojnë përballjet e emrave të mëdhenj europian. Gjermania dhe Holanda bëhen gati për t’u përballur për herë të katërt në harkun e 11 muajve të fundit.

Vitin e kaluar “tulipanët” fillimisht fituan 3-0 në Amsterdam, ndërsa më pas barazuan 2-2 në Gelsenkirchen, rezultate që influencuan ndjeshëm për të zbritur “panzer”-at një divizion më poshtë në Ligën e Kombeve, ndërsa tani bëhet fjalë për duelin e kthimit, për sa i përket ndeshjeve kualifikuese për kampionatin e ardhshëm europian. Në mars në takimin e luajtur në Johan Cruijff Arena ekipi i drejtuar nga Joachim Low mori fitoren e parë brenda në Holandë, pas plot 23 vjetësh.

Por në Grupin C kryesuese është Irlanda e Veriut me një ndeshje më shumë se të tjerët. Gjermania e sheh veten në vendin e dytë me pikë të plota, pas tre sfidave të para, ndërsa Holanda ndjek nga pas me 3 pikë të grumbulluara në dy ndeshjet e luajtura. Po në orën 20:45 do të luhet gjithashtu edhe takimi tjetër Sllovaki-Kroaci. Ndeshje e vlefshme për Grupin E. Të dyja këto përfaqësuese qëndrojnë pranë e pranë në kuotë të njëjtë pikësh 6, pra vetëm 3 pikë poshtë Hungarisë, që ka luajtur një ndeshje më shumë

Bëhet fjalë për një grup tepër të ekuilibruar, sepse nënkampionët e botës janë thyer 2-1 në Budapest, ndërkaq Sllovakia ka mposhtur Hungarinë 2-0 në Trnava por është mundur 1-0 në Cardiff nga Uellsi.  Interes ngjall gjithashtu në ndeshjet e mbrëmjes së sotme edhe takimi Slloveni – Poloni, që do të luhet në orën 20:45 në Stadiumin Stozice të Ljubljanës. Ndeshja është e vlefshme për Grupin G, ku Polonia kryeson me pikë të plota. Katër fitore në katër sfidat e para për “bardhekuqtë”, ndërsa Sllovenia në anën tjetër ka grumbulluar vetëm 5 pikë në 4 ndeshjet e para. Edhe këto ndeshje do të keni mundësinë t’i ndiqni si gjithmonë drejtpërdrejtë dhe eksluzivisht në paketën SuperSport të platformës Digitalb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA