26/12 17:29
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka pranuar që dëshiron rikthimin e ish-trajnerit të Realit, Jose Mourinho dhe Crisitano Ronaldos.
Për trajnerin portugez, ai tha se është i mirë dhe mund ta forcojë ligën. “Jose Mourinho është trajner i mirë dhe njeriu i duhur për ta forcuar ligën”, deklaroi ai. Gjithashtu foli edhe për ish-yllin e Realit, Cristiano Ronaldo.
“Mendova që largimi i tij do të kishte efekt me të madh për ne. Mirëpo, preferoj Ligën e Spanjës me Ronaldon. Premier Liga për disa vite nuk ka ndonjë fitues të Topit të Artë, mirëpo është liga me e mirë në botë. Është punë e mirë në shumë nivele”, përfundoi ai./KosovaPress
Top Channel