Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të fshatit Helmes.

Nga burime për Top Channel bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, njëri prej tyre një minibus i linjës Korçë-Tiranë.

Disa prej personave të përfshirë në këtë aksident kanë pësuar dëme të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon mbi zbardhjen e këtij aksidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA