Nuk ndodh gjithnjë të biesh në dashuri me njeriun me të cilin bën seks fantastik! Jo të gjithë “friends with benefits” janë aq me fat sa të bien në dashuri, kështu që shijoni momentin.
Ja shenjat që nuk përfundojnë kurrsesi bashkë, edhe pse mund të jenë mirë në seks.
Binjakët – Dashi
Ata do ta dallojnë me lehtësi njëri-tjetrin në një festë dhe do flirtojnë gjithë natën. Të dy janë pasionantë, të çmendur dhe të dhënë pas qejfit spontan. Të dy duan të jenë qendra e vëmendjes, prandaj nata do të jetë aq e zjarrtë sa s’e përfytyroni dot.
Gjithsesi marrëdhënia e tyre s’do të shkojë shumë larg pasi si Dashi ashtu dhe Binjakët do ta kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke u zënë se kush do të dominojë i pari.
Ujori – Shigjetari
Ujori sepse janë me kokë ndër re, kurse Shigjetari sepse refuzojnë të prekin Tokën. Seksi mes të dyve është fantastik. Të dhënë pas aventurës, Shigjetari do dikë që t’i mbajë të interesuar dhe kush më mirë se Ujori e bën këtë? Lidhje serioze? Jo dhe jo!
Peshorja – Luani
Njësoj si Dash-Binjakë, edhe ky çift shenjash e njohin mirë artin e flirtimit. Në vend të festës, ata do ta dallonin shumë mirë njëri tjetrin në një galeri artesh dhe pastaj…Të dy duan të ndihen të adhuruar dhe janë gati për çdo eksperiment në shtrat.
Përsa i përket një lidhjeje të gjatë, nuk do funksiononte mes të dyve; do ta gjenin veten duke bërë luftë të kotë me tjetrin pothuajse gjatë gjithë kohës.
Bricjapi – Gaforrja
Bricjapët janë të dhënë pas punës, me këmbë në Tokë dhe të ftohtë. Gaforret janë të butë dhe emocionalë. Kjo e bën takimin e tyre edhe më intrigues!
Gaforret preferojnë një seks më të ndjeshëm, kurse Bricjapët duan të dominojnë në shtrat, por çfarë sjell kjo? Një natë seksi për t’u treguar si histori më pas. Gjithsesi, kjo dyshe përgjithësisht nuk shkon gjer në kapitullin e fundit.
Top Channel