Ecuria pozitive e Kosovës në Ligën e Kombeve dhe tani në fushatën kualifikuese të Europianit 2020, e ka vendosur përfaqësuesen e trajnerit Bernard Shaland në fokusin e mediave të njohura.
Së fundmi, portali i specializuar në transferimet e lojtarëve, ka bërë dhe analizën financiare për kontigjentin e Dardanëve.
Kosova impenjohet në dy ndeshje vendimtare për kualifikimin, fillimisht të shtunën në orën 15:00 ndaj Cekisë në Prishtinë, e më pas në transfertën ndaj Anglisë, në stadiumin e Sejnt Meri në Sauthempton. Por dallimi te skuadrat në vlerën aktuale të futbollistëve është shumë i madh.
Sipas transfermarket, përfaqësuesja e Kosovës me pesë mungesa të futbollistëve kryesor, vlen rreth 41.5 milionë euro.
Te Kosova me disa mungesa bazë, vlerën më të lartë e ka mbrojtësi Florent Hadërgjonaj së bashku me Valon Berishën të cilët vlejnë së bashku 14 milionë euro. Ndërsa pas tyre vjen Bersant Celina me vlerë 5 milionë Euro.
Një vlerë të konsiderueshme ka edhe sulmuesi Vedad Muriqi që po shkëlqen me Fenerbahcen në kampionatin turk prej dy vitesh e vazhdon ta bëjë që prej debutimit edhe me ekipin e ri në Stamboll.
Top Channel