Me një përzgjedhje tepër të veçantë në veshjen e përbërë nga mushama handmade, Capital T së bashku me stafin e ngushtë, sapo lajmëroi koncertin madhështor të karrierës së tij “Time Capsule”, që do të mbahet më 19 shtator në sheshin Nënë Tereza.

“Tiranën e kemi zgjedhur për arsyen e vetme që është kryeqytet i gjithë shqiptarëve. Për arsyen që është qytet i madh kemi për t’u mbledhur të gjithë së bashku në Tiranë. Kjo ka qenë arsyeja e vetme. Por edhe për Prishtinën, edhe për Shkupin, kemi plane të mëdha, por fillimisht gjithë fokusi është në Tiranë në datën 19”, shprehet Capital T.

Capital T do të performojë mbi 20 këngë nga i gjithë repertori i tij me së paku 4 këngëtarë të tjerë. Megjithëse ka nisur të bëjë muzikë që në moshën 13 vjecare, duke futur edhe muzikën mainstream, kur ishte ende në gjimnaz, kohët e fundit artisti ka qenë larg jetës publike dhe medias.

“Ka qenë një periudhë shumë e mirë për mua, e reflektimit dhe ardhjes ndryshe. Në aspektin e prezantimit të këtij koncerti të madh, por në aspektin edhe të sendeve të së ardhmes që po vijnë, që besoj kanë me qenë produkte të nivelit botëror”, shton Capital T.

Megjithëse Trim Ademi thotë qe këto produksione nuk do të jenë në gjuhën angleze.

“E rëndësishme është të prodhosh muzikë të mirë, nuk ka rëndësi çfarë gjuhe. Edhe në gjuhën shqipe, mundet të të dëgjojë bota”, shprehet Capital.
Për koncertin është duke u përgatitur një skenë gjigande, e teknologjisë së lartë dhe me të gjitha lehtësirat e nevojshme për publikun. Ndërsa koncepti i Time Capsule është ky.

“Meqenëse është udhëtim në kohë, dhe ka këngë të vjetra, të reja, këngë që ende nuk janë dëgjuar. Domthënë; e kaluara, e tashmja , e ardhmja. Për më shumë ju pres në koncert”, tha Capital.

Jetona Koçibelli

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA