Inter arriti të sistemojë në finalen e sezonit një çështje të ndjeshme për skuadrën e futbollit italian dhe tifozët, me huazimin e Mauro Ikardit te Paris Sën Zhermen.
E rëndësishme ishte spastrimi i skuadrës nga elementët që provokonin polemika. Por huazimet e zikaltërve kanë arritur në 150 milionë Euro potencial, që mund të kthehet në një bumerang nëse lojtarët e larguar do dështojnë në klubet ku kanë shkuar.
Perishic te Bajern, Mauro Ikardi te Paris Sën Zhermen, Zhoao Mario te Lokomotiva e Moskës apo Naingolan në Sardenjë te Kaljari, të gjithë huazime që Inter shpreson se do ti konkretizojë në shitje finale.
Por në kompleks janë dy skenarë potencialë. Nëse ekipet që i kanë huazuar do të ushtrojnë të drejtën e blerjes, në muajin qershor Inter do ketë të paktën 150 milionë Euro më shumë, që mund të bëhen 200 me Zhoao Mario dhe Naingolan.
Por ka një skenar më të zymtë për ekipin e futbollit italian, ai i rikthimit në bazë në 1 korrik të të gjithë lojtarëve të padëshiruar. Kështu lojtarët e huazuar do të kenë një vlerë më të ulët, do të kenë luksin e pagesës së majme nga Inter dhe do të jenë sërish problem.
Për momentin zikaltërit kënaqen me kursimet e shpenzimeve sezonale, me shpresën se në fund të sezonit, këto para’ të fituara nga shitjet e mundshme, do ti shpenzojë për përforcime të tjera.
Top Channel