Kamëz/Hyn për të vjedhur, arrestohet brenda në shtëpi 32-vjeçari
06/09/2019 13:13
Një 32-vjeçar me iniciale G.D u arrestua brenda banesës së një gruaje në Kamëz, teksa kishte hyrë për të vjedhur.
33-vjeçarja A.L e diktoi menjëherë agresorin, banues në Babrru dhe njoftoi policinë, ku ndërhyrja e shpejtë bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
Mësohet se materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje e mbetur në tentativë”.
Top Channel