Zonja Miranda Huta, aktualisht në pension, deri pak muaj më parë ishte laborante e laboratorit shtetëror të bujqësisë në Fushë Krujë.

Zonja Huta në qershor të vitit 2018 kontrolloi dhe deklaroi se kimikati silikon miks, që mbante emërtimin EC Fertilajzër, ose ndryshe pleh, nuk ishte aspak i tillë.

Ne e kontaktuam sërish kimisten e cila ka një eksperiencë të gjatë me plehrat kimike dhe ajo është sërish në të njëjtin qëndrim.

“Ky nuk i përgjigjet ligjit si pleh, sepse asnjë element nuk është i lidhur me ligjin. Si siliconi (SI) edhe silici (SI) e kam cilësuar nuk është pjesë e plehut”, shprehet ish-kimistja pranë QTTB, Miranda Huta.

Zonja Huta saktëson se në dokumentat e Bashkimit Europian ku kimikat nuk është trajtuar si pleh për bujqësinë.

“Në rregulloren 2003/2003 të BE-së janë përcaktuar të gjithë metodikat e përcaktimit të plehrave. Duhet të dini një gjë që laboratori nuk ka detyrë të zbulojë se çfarë ka plehu. Laboratori ka detyrën e kontrollit, pra në qoftë se ti e deklaron atë që ky është pleh atëherë të gjithë treguesit e deklaruar duhet të jenë konform rregullores së BE-së 2003/2003 ose e thënë ndryshe duhet të jenë konform VKM 744 dhe ligjit të plehrave”, shprehet Miranda Huta.

Në bazë të eksperiencës që ju keni një pleh a ka aftësi të vrasë insekte?

“Plehrat që në përkufizimin e parë të ligjit do të shikosh që janë plehra ushqyes. Si pleh organik, si pleh “EC Fertilaizers” që të gjitha përfshihen në ushqimin e bimëve të tokës osë të gjethorëve. Kështu që plehu në vetvete është një ushqyes, plehu nuk vret”, shton Miranda Huta.

Por në të vërtetë fermerët këtë e blejnë për të vrarë inspektet. Ja çfarë ndodhi kur ne blemë në një farmaci bujqësore silikon miks.

Ky kimikat ishte bllokuar nga AKU në portin e Durrësit por me ndërhyrjen e ish ministrit Peleshi, i cili ngulmonte se kimikati që vriste inspektet ishte pleh, silikon miks u lejua të shitej në treg.

Ky urdhër i tij tashmë është pjesë e verifikimit të Prokurorisë ndërsa kontrolli i lartë i shtetit e ka gjetur si shkelje të ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA