Kemi parë dhoma të tjera zemërimi në ambjente të mbyllura e private, por kjo e fundit është vendosur në një zonë qendrore të Vjenës.
Është me xhama kështu që çdokush mund ta shohë se c`po ndodh aty brenda dhe nga ora 16 e pasdites deri në 20:00, kushdo që dëshiron, mund të kalojë ne këtë ambjent pesë minuta duke shfryrë zemërimin ose stresin me shkatërrimin e objekteve që gjen përpara: pjata, monitorë kompjuterësh, rafte etj.
Personit i jepet një veshje e posaçme për ta mbrojtur nga ciflat dhe një shkop bejsbolli për të goditur objektet e vendosura aty me këtë qëllim.
Kjo dhomë zemërimi supozohet të imitojë personalitetin apo personazhet e ndryshëm të pjesës “ Merovingian“, të cilët janë të padurueshëm. Kjo pjesë teatrale, bazuar në romanin e Heimito von Doderer do të vihet në skenë duke nisur nga 11 shtatori, dhe ideja e pare e dhomes, ishte që kur të mbërrijnë në sallë, spektatorët të jenë “totalisht të relaksuar”.
Irida Vasia
Top Channel