Të akuzuarit për skemë mashtrimi nga “Fondi Besa”, duke akorduar kredi fiktive për të përfituar miliona euro, dolën sot përpara Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshimet e masës së sigurisë, atë të “arrestit me burg”.

Avokatët e Albana Imamit, drejtoreshë në një nga degët e filialit të fondacionit; Blertina Kanani, oficere kredie; Mihal Hanxharit, ish-oficer kredie; Orkida Driza, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive,, Esmeralda Vaso,  i kërkuan Gjykatës që të lirohen klientët e tyre.

Këto janë kresat e avokatëve mbrojtës:

Avokati i Albana Imamit tha se Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e arrestit më burg, por vendimi  i mësipërm është i padrejtë. “Së pari e ndaluara Albana Imami ka qenë vetë personi që e ka denoncuar këtë fakt dhe këtë skemë. Ajo është paraqitur rregullisht përpara policisë dhe ka deklaruar me detaje listën e të gjithë personave që iu është marrë borxh. Madje ajo ka vendosur edhe celularin e saj, së bashku me kodon, por edhe rrjetet sociale për të garantuar transparencë dhe mënyrën se si komunikonte”, shprehet avokati mbrojtës i zonjës Imami.

Gjithashtu ai shprehet se ka dëmtuar edhe familjarët e saj, veprim ky që tregon se nuk kishte qëllime dashakeqe për të tjerët. “Jo vetëm që nuk ka përfituar, por është futur edhe në borxhe të mëdha, duke shkatërruar familje”, argumenton pala mbrojtëse.

Avokatja e Blertina Kananit tha se kjo e fundit është një oficere e thjeshtë  dhe që përpara Prokurorisë ka dhënë deklarata të plotë.

“Jemi përpara pesë punonjësve të ‘Fondit Besa’. Blertina është oficere e thjeshtë kredie. Prokuroria ka kryer një sërë veprimesh hetimore. Është dëgjuar e pyetur edhe Blertina Kanani, e cila ka dhëne deklarata të plota. Ajo  punonte prej një viti aty dhe vendi i punës i është ofruar me kushtin që të rekrutonte  sa më shumë njerëz;p në rast të kundërt ajo nuk do paguhej”.

Ndër të tjera, avokatja e Blertinës pretendon se klientes së saj i janë imponuar këto veprime, sikur të ishin të rregullta. “Ajo ka probleme shëndetësore, pasi vuan nga tumori, ndaj kërkoj ndryshimin e masës së sigurisë. Jemi  të gatshëm të lëshojmë garanci pasurore, pasi Blertina ka nevojë të kurohet”, tha avokatja e saj. “Na kanë ardhur audite dhe na kanë nxjerrë shkëlqyer. Kjo çështje më shkatërroi komplet, jam e pafajshmE”, tha Kanani gjatë seancës.

Ndërkohë, avokati i të arrestuarit tjetër, Mihal Hanxharit ka kërkuar gjatë seancës ndryshimin e masës së sigurisë, pasi klienti i tij nuk ka asnjë dijeni për pasojat.

“Edhe në kërkojmë ndryshimin e masës. Duke qenë se është çështje sensitive, me interes të lartë publik, Gjykata duhet të kishte zbardhur rolin e secilit kur shpalli vendimin. Konkretisht për klientin tim, ai nuk ka asnjë dijeni për pasojat, detyra e tij ishte vetëm hedhja E të dhënave në sistem dhe nuk ka asnjë lidhje me kontratat dhe lidhjen e tyre.  Mihal Hanxhari ka dhënë dorëheqjen nga puna në muajin prill. Organi i akuzës s’ka asnjë provë për të ”, tha avokati i Hanxharit.

I akuzuari Mihal Hanxhari tha se nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë çështje.  “S’kam pasur në asnjë moment dijeni për këtë çështje. Prej  një viti kam punuar tek ‘Fondi Besa’. Nuk besoj se duhet të isha unë këtu, kur të tjerët janë të lirë. Peshku nuk qelbet nga bishti”, tha Hanxhari.

Avokati i Orkida Drizos tha se klientja e tij është vetë “viktimë” dhe e mashtruar në këtë skemë.  “Ajo  përfshiu fëmijët e saj dhe të afërmit, duke menduar se ishte diçka e ligjshme dhe e saktë. Asaj i kane thëne që për çdo klient, do fitonte 2 mijë lekë në një proces siç i kanë thënë të ligjshëm. Duke mos pasur arsimin e duhur, ajo u bë edhe vetë kliente dhe me kredi në këtë Fond. Vazhdon  të jetojë në një banesë sociale dhe nëse do kishte përfitime nga kjo skemë, nuk do jetonte në ato kushte ‘migjeniane’”.

Avokatja e Esmeralda Vasos kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitje”. Sipas avokates,  klientja e saj ka një vajzë të vogël. Klientja nuk ka asnjë rrezik ikjeje dhe është e gatshme të bashkëpunojë për të treguar të vërtetën. E mbrojtura prej meje ishte oficere kredie.

Esmeralda Vaso ka akuzuar në sallën e gjyqit drejtoreshën e Fondit Besa, duke thënë se ajo duhet të tregojë të vërtetën.  “Të  gjitha këto që ka bërë Albana Imami duhet të tregojë të vërtetën . Ne kemi qenë kali i punës. Albana Imami të tregojë se çka bërë dhe për kë”, tha e revoltuar Vaso.

Pavarësisht kërkesës për lehtësim të masave të sigurisë, Prokurori i çështjes, kërkoi që ato të mos ndryshonin, pasi çështja është nën hetim. “Hetimet po vazhdojnë. Këto  deklarata nuk bëjnë shkak për të ndryshuar masën. Do hetohen edhe të tjerë”, tha Prokurori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA