Një 19-vjeçar, lindur në Librazhd dhe banues në Tiranë është arrestuar nga policia, për shkak se po udhëtonte në linjën e transportit publik, Tiranë-Vonë, me armë zjarri me vete.

Ishin qytetarët ata të cilët njoftuan policinë, çka bëri të mundur prangosjen e të riut me inicale K.M, për armëmbajtje pa leje.

Gjithashtu në pranga është vënë një tjetër 19-vjeçar, banor i Bërzhitës, Tiranë, për moskallëzim të krimit.  Gjatë kontrollit K.M-së i është gjetur një armë zjarri postoletë, me krehër me fishëkë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA