Mikel Iturria feston në etapën e 11-të të Xhiros së Spanjës, teksa e fitoi atë për të regjistruar suksesin e parë si profesionist, një sukses që erdhi pikërisht në rrugët e zonës së tij.

Çiklisti bask ishte dominues në këtë etapë, ndërkohë që u shkëput i vetëm për 20 km për të kaluar i pari vijën e finish-it duke krijuar një diferencë kohore me kryesuesit e Xhiros së Spanjës prej 18 minutash.

Pas Iturrias, kaluan vijën e finishit spanjolli tjetër Jonathan Lastra që u rendit në vendin e dytë, ndërkohë që në vendin e tretë u pozicionua amerikani Lawson Craddock, të cilët ishin pjesë e një grupi të vogël që e mbylli etapën me 6 sekonda më shumë se Iturria.

Pavarësisht asaj çfarë ndodhi në etapën e 11-të, në renditjen e përgjithshme kryesimin vazhdon ta mbajë Primoz Roglic, i ndjekur në vendin e dytë nga Alejandro Valverde, ndërsa në vendin e tretë gjendet Miguel Angel Lopez.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA