Ka rënë në pranga autori i plagosjes me thikë të 21-vjeçarit me iniciale A.P, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.

Mësohet se shtetasi Fatjon Keta, 22 vjeç plagosi viktimën gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar  për tu marrë në pyetje  edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.

Materialet hetimore do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA