Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi u konfliktua me punonjësit e një firmë ndërtimi si dhe kundërshtoi me dhunë e nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë së Shtetit gjatë shoqërimit për në komisariat.
I arrestuari M.M, banor i fshatit Kamenicë u konfliktua me disa punonjës të një firme ndërtimi, me pretendimin se punimet e kryera nga firma e tyre për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat, kishin cënuar pronën e tij.
Në momentin kur punonjësit e policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, ky shtetas, i ka kundërshtuar me dhunë, si edhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, gjatë shoqërimit për në ambientet e komisariatit.
mësohet se 35-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Top Channel