24/11 22:37
Këtë fundjavë Formula 1 do të ketë ndalesën e rradhës që do të jetë në pistën mitike të Monzas në Itali.
Pikërisht me garën e këtij sezoni përfundonte edhe kontrata e cirkuitit italian me FIA-n, por vetëm pak ditë para skadencës së marrëveshjes së mëparshme është rinovuar kontrata mes pistës së Monzas dhe Formula 1 që do të zhvillohet në këtë cirkuit deri në vitin 2024.
Me rastin e festës së 90-vjetorit të skuadrës së Ferrarit që është mbajtur në Piazza Duomo në Milano, Sticchi Damiani ka zyrtarizuar akordin për zhvillimin e Formula 1 deri në vitin 2024 në pistën e Monzas./Supersport.al
Top Channel