Pas Koresë vjen Rusia, testohen raketat balistike me rreze të shkurtër

05/09/2019 07:46

Jo vetëm Korea e Veriut por edhe Rusia po kthehet në një kërcëim për prodhimin dhe provat e shpeshta që bën me armët e shkatërrimit në masë, në kundërshtim me marrëveshjet e armëve bërthamore.

Së fundmi Rusia ka bërë një test të raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi. Prova e bërë nga Rusia vjen si një kundërpërgjigje ndaj testimit të raketave që bënë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me datë 2 gusht.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se pamjet që kanë realizuar përmes dronit tregojnë se objektivi i testit raketor është shkatërruar me sukses.

Edhe pse ka pasur disa reagime, Moska nuk i ka ndalur testimet. Tashmë situata është përkeqësuar pasi Korea e Veirut, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po rrisin presionet ndaj njëra-tjetrës me testimet e raketave balistike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA