Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.
Rafael Nadal nuk ndalet në Flushing Meadows. Tenisti spanjoll preu biletën për në gjysmëfinale të US Open pasi eliminoi Diego Schwartzmann të cilin e mundi me rezultatin 3-0.
Megjithatë këtë radhë duket se spanjolli hasi në pak më shumë vështirësi në ndeshjen e tij të cilën e fitoi pas rreth 3 orësh duke i mbyllur setet me rezultatin 6-4;7-5; 6-2.
Në Gjysmëfinale Nadal do të përballet me Matteo Berrettinin që në çerekfinale eliminoi Gawl Monfils pas një ndeshje maratonë që zgjati 5 sete.
3-2 ishte rezultati në favor të Berrettinit që bëhet tenisti i dytë italian në histori, që luan në gjysmëfinale të US Open, pas Adriano Panattës.
23 vjecarit iu deshën 3 orë e 55 minuta lojë për të fituar këtë përballje me Monfils dhe tani do të përballet për herë të parë me numrin 2 të botës.
Për femra, Bianca Andreescu siguroi kalimin në gjysmëfinale të turneut të US Open. Kanadezja 19 vjeçare arriti të mposhtë belgen, Elise Mertens, në një ndeshje të rivalizuar, me rezultatin 2-1 në 2 orë e 2 minuta lojë.
Mertens fitoi setin e parë, por Andreescu përmbysi gjithçka duke fituar 2 të tjerët 6-2;6-3.
Në gjysmëfinale kanadezja do të përballet me Belinda Bencic, që eliminoi kroaten Vekic.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.