Ndërkohë një vëmendje të madhe i kanë kushtuar mediat franceze kësaj përballjeje të përfaqësueses së “Gjelave” me kombëtaren shqiptare.
Revista e përjavshme franceze “France Football”, në numrin e radhës i ka kushtuar një hapësirë të veçantë sfidës së 7 shtatorit, Francë-Shqipëri, që do të zhvillohet në “Stade de France” e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020. Revista prestigjioze e futbollit francez, duke ju referuar edhe përplasjeve mes dy skuadrave gjatë viteve të fundit, por edhe faktit që Shqipëria drejtohet nga një ekspert italian, i këshillon “Gjelat” që të mos e marrin lehtë.
“Pse duhet të jemi të kujdesshëm ndaj Shqipërisë…”, shkruan “France Football”, duke veçuar tri arsyet kryesore. Si të parën rendit fitoren e kuqezinjve në vitin 2014 ndaj Portugalisë. Është e vërtetë që CR7 nuk ishte atë ditë në fushë, megjithatë…Gjithashtu kjo revistë i risjell ndërmend francezëve Mërgim Mavrajn.
Ai që realizoi golin e barazimit në përballjen e vitit 2014 të Shqipërisë me Francën që u mbyll në shifrat 1-1, apo veçon Edi Rejan si një trajner italian dhe mik i Fabio Kapelos dhe nëse ai ka marrë ndonjë mendim prej tij, sipas France Football, “gjelat” do ta kenë të vështirë.
Top Channel