Përfaqësuesja shqiptare e futbollit finalizoi mbrëmjen e kësaj të enjteje përgatitjet e fundit për ndeshjen eliminatore të Europianit 2020 ndaj Francës.
Në vigjiljen e përballjes me kundërshtarin më të fortë të grupit, trajneri Eduardo Reja testoi edhe skemat e fundit.
Për portën ndaj transalpinëve ka një dilemë mes Strakoshës dhe Berishës që është disi në favor të mbrojtësit ekstrem të Lacios ndërsa prapavija pritet të jetë me 5 futbollistë. Stafi teknik kërkon kujdes maksimal ndaj kampionëve të botës.
Sulmi është reparti me më shumë dilema për trajnerin Reja. Manaj, Uzuni, Cikalleshi dhe Balaj do të diskutojnë dy vende mes tyre, madje një prej sulmuesve do të ketë një pozicion më larg portës, për të ndihmuar në sfidën e së shtunës në Stad dë Frons.
Aurel Boriçi
Top Channel