Përfaqësuesja shqiptare ka mbërritur në Francë pasditen e së enjtes ku do të zhvillojë një seancë stërvitore në orën 18.30 ndërkohë që stërvitja e fundit në “Stade de Francë” një ditë përpara ndeshjes, aty ku do të luhet ky takim.

Trajneri Edi Reja do të japë konferencën e tij për shtyp në të njëjtën ditë dhe ku me shumë gjasë do të publikojë formacionin me të cilin do të luaj skuadra kuqezi.

Ende duket gjithçka e pakuptueshme se me cilët lojtarë do të startojë ndeshjen italiani, duke qenë se përballë ka kampionët e botës që pavarësisht mungesave mbeten me një diferencë shumë të madhe me ne.

Ndeshja ndaj Francës më 7 shtator dhe ajo e 10 shtatorit ndaj Islandës në “Elbasan Arena”, janë dy ndeshjet vendimtare për skuadrën tonë që të qëndrojë brenda objektivit për t’u kualifikuar për në finalet e Europianit “Euro 2020”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA