YouTube është gjobitur në vlerë të 170 milionë dollarëve nga një rregullator amerikan për shkelje të ligjeve mbi privatësinë e fëmijëve.
Kompania Google, që ka në pronësi gjigantin e internetit është pajtuar për të paguar gjobën.Kompania është akuzuar për mbledhje të të dhënave të fëmijëve nën moshën 13-vjeçare, pa marrë pajtimin e fëmijëve.
Komisioni Federal Tregtar ka thënë se të dhënat janë shfrytëzuar për të shenjestruar fëmijët, që bie në kundërshtim me Aktin për Mbrojtje të Privatësisë së Fëmijëve.
“Nuk ka arsyetim për shkeljet ligjore të kryera nga YouTube”, ka thënë drejtori i këtij Komisioni, Joe Simons.
Ai ka shtuar se fillimisht Google ka refuzuar që të pranojë se disa pjesë të shërbimeve në YouTube u janë drejtuar fëmijëve. Megjithatë në prezantime para klientëve, kompania është akuzuar për paraqitje të shtrembër të realitetit. Për shembull, Komisioni Federal Tregtar ka thënë se YouTube i ka thënë kompanisë, Mattel se “YouTube është lider në qasje te fëmijët e moshës 6 deri në 11-vjeçare në krahasim me kanalet kryesore televizie”.
Përndryshe, përmbajtja në YouTube është thënë se rishikohet për gjithpërfshirje në aplikacionin e veçantë për fëmijët.
Top Channel