Fiks fare denoncon sot në mbrëmje një skandal në dhënien e ndihmës ekonomike

05/09/2019 19:48

Persona të vdekur, të burgosur dhe emigrantë figurojnë në listën e personave që marrin ndihmë ekonomike.

Skandali u zbulua pas denoncimit të disa familjeve, të cilët thanë se të afërmit e tyre, megjithëse kanë emrin në listë si dhe kanë firmosur, nuk kanë marrë asnjë ndihmë.

Dy vëllezër, njëri në burg e tjetri në kërkim, figurojnë në listën e ndihmës ekonomike.

Një tjetër person, megjithëse kishte ndërruar jetë në vitin 2018, merrte ndihmë ekonomike. Persona të tjerë që ndodhen emigrantë në Kosovë, Maqedoni, Francë, Gjermani, kanë “firmosur” për të marrë ndihmë ekonomike.

Për më shumë, ndiqni Fiks Fare duke filluar nga ora 20.10!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA