Falsifikim dokumentesh, arrestohet një shtetas dhe procedohet një tjetër në Vlorë
05/09/2019 11:58
Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një shtetas dhe proceduar në gjendje të lirë një tjetër, për falsifikim dokumentesh.
Mësohet se 52-vjeçari i arrestuar, me iniciale R.M i ka shitur 27-vjeçarit D.GJ (i proceduari) kopjen e një mjeti identifikimit, që në të vërtetë i përket një shtetaseje italiane.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Top Channel