Italia fitoi 3-1 me Armeninë në ndeshjen në stadiumin e Jerevanit, e vlefshme për fushatën kualifikuese për Europianin 2020 dhe e transmetuar direkt në Supersport.

Përfaqësuesja vendase mori fillimisht epërsinë me një zbritje të bukur në kundërsulm që goditi të kaltërit në pikën e tyre më të fortë, mbrojtjen. Karapetian shënoi me të djathtën pasi u tregua më i shpejtë se prapavija. Në minutën e 28 sulmuesi i Torinos, Beloti riktheu barazpeshën, por gjërat u komplikuan më shumë për armenët.

Autori i golit të avantazhit, Karapetian u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë për goditje me bërryl ndaj Bonuçi, edhe pse në ripërsëritjen e aksionit, u duk se vendimi i arbitrit ishte i nxituar.

Pas pushimit, miqtë shfrytëzuan avantazhin numerik duke shënuar dy herë. Pelegrini tundi rrjetën pas krosimit të Bonuçit, ndërsa goli i sigurisë erdhi nga një karambol mbi portierin, pas një shtylle të Belotit.

Top Channel