Ambasadorët e Bashkimit Evropian janë pajtuar për të vazhduar edhe për gjashtë muaj sanksionet kundër 170 zyrtarëve rusë, separatistëve ukrainas të mbështetur nga Rusia, dhe 44 subjekteve tjera.

Zgjatja e sanksioneve, të cilat përfshijnë refuzim të vizave dhe ngrirje të aseteve deri në mars të vitit 2020 do të miratohen zyrtarisht javën e ardhshme, kanë thënë diplomatë që kanë folur në kushte anonimiteti, pasi nuk kanë qenë të autorizuar për të diskutuar këto çështje publikisht.

Lista e sanksioneve është krijuar pasi Rusia ka aneksuar Krimenë nga Ukraina në mars të vitit 2014 dhe ndërkohë është zgjeruar pasi Moska ka vazhduar të përkrahë separatistët në lindje të Ukrainës, në një konflikt që ka vrarë më shumë se 13,000 persona nga prilli i vitit 2014.

Në listën e personave të sanksionuar janë përfshirë edhe ambasadori rus në Shtetet e Bashkuara, Anatoly Antonov, zëvendës-kryeministri rus, Dmitry Rogozin, kreu i Forcave të Armatosura Ruse, Valery Gerasimov.

Në listën e subjekteve dominojnë batalionet që veprojnë në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, si dhe shumë kompani nga Krimea./REL

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA