Duke filluar nga vera e vitit të ardhshëm të gjitha klubet që kanë ëndërruar të kenë një ditë në gjirin e tyre Lionel Messin mund të kenë shanse reale për të firmosur me yllin argjentinas.
Duke iu referuar asaj që raporton El Pais, nga përfundimi i këtij sezoni Messi mund të vendosë të largohet vetë nga Barcelona në çdo kohë që mund të dëshirojë për më tepër që ka një kontratë me skadencë në vitin 2021.
Messi tani është në moshën 32-vjeçare dhe një largim i tij nga Barcelona ka filluar të mendohet nga të dyja palët. Sipas “El Pais”, katalanasit dhe ylli argjentinas kanë arritur një marrëveshje, e cila i jep të drejtën Mesit të largohet nga “Camp Nou”, në fund të çdo sezoni.
Klubi spanjoll i ka bërë me dije lojtarit se ai ka dritën jeshile të largohet kur të dojë, nëse dëshiron largimin. Është arritur një pakt që nëse sulmuesi kërkon largimin, atëherë Barcelona do ta lërë të lirë në çdo fund sezoni.
Megjithatë në kampin katalanas nuk i tremben aspak largimit të yllit argjentinas pasi për çdo skuadër europiane afrimi i Messit do të ishte një barrë shumë e rëndë financiare./supersport.al
Top Channel