Tashmë është zyrtare. Trajneri i ri i Prishtinës do të jetë Bylbyl Sokoli. Klubi kryeqytetas ka zgjedhur pasuesin e Mirel Josës dhe bëhet fjalë për një emër të njohur në ambientin bardhekaltër pasi Sokoli e ka drejtuar skuadrën kryeqytetase edhe në sezonin 2014-2015 teksa në 25 ndeshje regjistroi 11 fitore 9 barazime dhe 5 humbje.

Bylbyl Sokoli ka firmosur deri në fund të këtij sezoni me Prishtinën dhe objektiv do të ketë titullin kampion.

Në sezonin e kaluar 60-vjeçari drejtoi dy skuadra të ndryshme fillimisht e nisi kampionatin në krye të Llapit ku u largua pas vetëm 9 ndeshjesh ndërkohë që në janar mori drejtimin e Ferizajt duke bërë mrekullinë me këtë skuadër të cilën e mori në vendet e fundit të tabelës dhe arriti të siguronte qëndrimin në elitën e futbollit kosovar pa luajtur ndeshje play-out.

Bylbyl Sokoli u prezantua pasditen e kësaj të mërkure para futbollistëve në qëndrën sportive 2 korriku duke mbajtur edhe një fjalim para mediave./supersport.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA