Ashtu siç e do tradita, debutuesit në skuadrat e futbollit impenjohen në një fushë tjetër veç atyre që kanë profesion, duke marrë mikrofonin para ekipit për këngët që zgjedhin si përshëndetja më e mirë.

Mesfushori Mateo Guenduzi ishte nga ata që provuan të këndojnë në qendrën e Klerfonten, si lojtar i ri që nuk ka qenë më parë me transalpinët.

Ndërkohë në diskutimin për fushën, Ibrahima Diallo është futbollisti i fundit që privon trajnerin Deshamp nga zgjedhjet për ndeshjen e së shtunës. Mesfushori i Brest, i cili ka lindur në Ganë po mbron ngjyrat e Francës, nuk do të aktivizohet ndaj kuqezinjve dhe as ndaj Cekisë. Federata nuk ka preferuar të thërrasë një zëvendësues.

Për ndeshjen e 7 Shtatorit në Stad dë Frons, titullar i sigurt duket portieri veteran Hugo’ Loris, që duket se ka fituar konkurrencën për shkak të problemeve të Areolës, mungesës së Mandanda’ dhe eksperiencës së vakët të Majk Manjo’.

 

Top Channel