Ka ardhur surpriza në US Open. Roger Federer është mposhtur nga bullgari Grigor Dimitrov në një përballje mjaft emocionuese.

Në 7 takimet e luajtura më herët 38 vjeçari Federer i kishte fituar të gjitha, por kësaj radhe Dimitrov bëri një ndeshje të paharrueshme duke mundur legjendën e tenisit 3 me 2, në setet 3-6, 6-4, 3-6, 6-4, 6-2, 6-2.

Siç raportohet Federer kishte një dëmtim në shpinë, gjë e cila mund të ketë ndikuar në fitoren e bullgarit.

28 vjeçari Dimitrov do të përballet me rusin Daniil Medvedev në fazën e ardhmshme. Në rënditjen botërore Dimitrov rënditet në vendin e 78.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA