Christoph Metzelder, ish-futbollist i Borussias së Dortmundit, Realit të Madridit dhe Schalke 04 ka përfunduar në qendër të një skandali. Sipas “Bild”, 38-vjeçari akuzohet për zotërim dhe shpërndarjen e materialeve pornografike me fëmijë.

Policia e Hamburgut ka kryer një kontroll blitz në banesën e ish-futbollistit gjerman, ku ka gjetur provat për të nisur një procedimin penal. Zëdhënësja e Prokurorisë së Hamurgut, Liddy Oechtering, ka shpjeguar:

“Ka nisur procedimi kundër një gjermani të moshës 38-vjeçare me akuzën e trafikimit të dokumenteve me përmbajtje pedofilie, mes të cilave edhe disa regjistrime digjitale. Për rrjedhojë, u sigurua edhe urdhër-arresti.”

“Bild” ka zbuluar se shkak për kontrollin e banesës e Metzelder është bërë kallëzimi i një gruaje që ka qenë e lidhur për një vit me ish-futbollistin e përfaqësueses gjermane. Ajo ka kontaktuar me autoritetet dhe u ka dërguar disa regjistrime pornografike më fëmijë, që i kishte nisur vetë Metzelder. Priten të tjera zhvillime për këtë ngjarje të rëndë, ku është përfshirë një ish-lojtar shumë i rëndësishëm i Gjermanisë./Supersport.al

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA