E famshme për arkitekturën e saj, ambientet e gjelbra apo kafenetë tradicionale, Vjena mbetet për të dytin vit qyteti më i mirë për të jetuar prej 140 qyteteve të renditura nga revista “The Economist”.
Në 2018-ën, ajo s’postoi Melburnin në vend të dytë, duke I dhënë fund një rekordi prej shtatë vitesh radhazi, dhe këtë radhë, kryeqyteti austriak ka mundur ta ruajë pozicionin në krye të sondazhit. Në dhjetëshen parë vazhdojnë të shfaqen dy qytete të tjera australiane, Sidnej (në vend të tretë dhe Adelaide (e dhjeta), ndërsa nuk ka arritur të hyjë aty veçse një tjetër qytet europian, Kopenhageni.
Ndër qytetet e tjera më të mira për të jetuar renditen Osaka dhe Tokio në Japoni, si dhe Vankuver dhe Toronto në Kanada. Damasku në Sirinë e shkatërruar nga lufta mbetet qyteti i fundit për cilësinë e jetesës, duke u pasuar nga Lagosi në Nigeri dhe kryeqytetit i Bangladeshit, Daka.
Në mesin e 56 qyteteve që kanë regjistruar përmirësime në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit, është edhe Beogradi, kryeqyteti i Serbisë. Në 12 muajt e fundit, Beogradi ka kaluar nga vendi i 82 në të 77-in, si rezultat i përmirësimeve në infrastrukturë dhe kujdesit shëndetësor. Renditja e qyteteve për cilësinë më të mirë të jetesës, bëhet në bazë të parametrave si stabiliteti, kultura dhe mjedisi, si kategoritë më të rëndësishme. Më pas merren parasysh edhe kujdesi shëndetësor, infrastruktura dhe arsimi.
Top Channel