Pas 61 vjetorit të Dorit, Xhuli zbulon surprizën e familjes Keko: Një anëtar i ri është rrugës!

04/09/2019 18:20

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Xhuli Keko, foli për njerëzit e saj më të dashur e në mesin e tyre nuk kishin se si të mungon dy djemtë e saj dhe nipi 2 vjeçar, Teo.

Xhuli tregoi se Teo i vogël është dashuria e saj më e madhe dhe pranoi se ia ndjen shumë mungesën tani që është kthyer në Tiranë.

Teksa vijoi të fliste për fëmijët dhe jetën e tyre në Rotterdam, qyteti ku ata jetojnë aktualisht, Xhuli zbuloi se shumë shpejt djali i vogël, Elio, do i jap kënaqësinë e të qenit gjyshe për herë të dytë.

Ajo tregoi se në fund të muajit nëntor pritet të vijë në jetë vëllai i Teos, ndaj ne s’na ngelet gjë tjetër veçse të urojmë që të vijë i mbarë e i shëndetshëm!

Top Channel