Me lot në sy, Xhuli Keko ka dy fjalë për Dorin: Më premtove që nuk do ikje!

04/09/2019 18:08

Dy ditë pas atij që do të ishte 61 vjetori i Teodor Kekos, e shoqja e tij, Xhuli, ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë kujtime e fjalë që do të donte t’ia thoshte atij.

Në 17-të vite mungesë të Dorit, Xhuli tregoi se tashmë janë kujtimet dhe shkrimet që e mbajnë ende të lidhur me të e ruajnë edhe sot bashkëbisedimin me njëri-tjetrin.

Mes shumë fjalëve të bukura që do t’i thoshte të shoqit, Xhuli pranoi se nuk do t’i kursente as kritikat, duke e “fajësuar” që iku dhe e la vetëm.

“Do ta kritikoj shumë që më la vetëm..sa herë shkoj atje ku është , e kritikoj shumë që më la vetëm. Më premtoi që nuk do ikte”, ishin këto fjalët e ndjera të Xhulit, që e bënë të mos ndalte lotët.

Ndërkohë, vlen të kujtojmë se Xhuli vazhdon punën që letrat dhe shkrimet e saj të finalizohen së shpejti në botim.

Top Channel