Drejtësia në fushën e lojës në përballjen e kombëtares shqiptare të futbollit ndaj Francës, do të vijë nga një arbitër spanjoll.
Jesus Gil Manzano është caktuar nga ana e UEFA-s për të qenë bilbili kryesor në përballjen që kampionët në fuqi të botës do të zhvillojnë ndaj Shqipërisë në Paris, mbrëmjen e kësaj të shtune.
35 vjeçari i lindur në Don Nito është një yll në ngjitje në futbollin spanjoll dhe po preferohet gjithmonë e më shumë në La Liga. Gil Manzano është që prej vitit 2014 pjesë e sistemit të arbitrave të FIFA-s ndërsa këtë sezon ka gjykuar dy përballje në Valencia-Sociedad dhe Vijarreal- Real Madrid.
Gjyqtari spanjoll ka qenë prezent edhe në Europa Lig këtë vit në ndeshjen mes Torinos dhe Wolverhampton ndërsa kulmi i tij mbetet finalja e kupës së Spanjës në 2018 mes Sevijës dhe Barcelonës e cila u mbyll 0-5.
Manzano do të ketë një detyrë jo të lehtë këtë fundjavë në përballjen mes kampionëve të botës që kryesojnë grupin H me 9 pikë së bashku me Turqinë dhe Islandën.
Top Channel