Një sasi prej të paktën 350 kg kokainë e pastër është sekuestruar sot paradite prej Departamentit të Anti-drogës greke, në bashkëpunim me DEA-n amerikane në portin e Selanikut.
Sipas informacioneve të para, sasia e drogës ishte fshehur në një konteiner me banane, i mbërritur në portin e Selanikut me një anije konteinerësh nga Kolumbia.
Organet greke të sigurisë ishin informuar për mbërritjen e sasisë së drogës dhe pasi e lanë konteinerin në ruajtje për disa ditë, ndërhynë duke sekuestruar ngarkesën.
Ende nuk dihet nëse lënda narkotike kishte destinacion Greqinë, apo ndonjë shtet tjetër.
Burime policore thanë se kokaina ishte e markuar dhe e paketuar me simbolin e organizatës Chali të Kolumbisë.
Një ngarkese e ngjashme u sekuestrua në Maltë para disa muajsh, por edhe ne Selanik një muaj më parë. Hetimet vazhdojnë, për gjetjen e porositësve të drogës
Top Channel