Një burrë në Angli, i cili i kërkoi të shoqes të mbyllte sytë me pretekstin se kishte një surprizë për të, para se ta godiste me thikë në fyt, është dënuar sot për tentativë vrasjeje.
Shaun May numëroi mbrapsht dhe më pas goditi të shoqen, fill pasi u pushua nga puna, tetorin e vitit të shkuar. 34-vjeçari i tha bashkëshortes të shtrihej në shtrat dhe më pas e goditi aq fort midis supit dhe qafës sa u dëmtua vetë doreza e thikës.
May pranoi shkaktimin e plagëve më 9 tetor të 2018-s ndaj gruas së tij, por kurrsesi akuzën “tentativë vrasjeje”. Gjatë dëshmisë, Laura rrëfeu se ata ishin bashkë prej 6 vitesh dhe se grindeshin shumë rrallë; kryesisht rreth punëve të shtëpisë.
Teksa gjendeshin në shtrat, pasi bënë dashuri, i shoqi i tha Laura- s se kishte një surprizë për të.
Kështu i kërkoi të mbyllte sytë, të shtrihej dhe të kthehej me shpinë.
“Ai vendosi diçka mbi sytë e mi. Kam përshtypjen se m’i mbuloi me peshqir”, deklaroi e plagosura.
Gjatë rrëfimit, Laura tregoi se i shoqi vrapoi rreth dhomës për dhjetë minuta, aq sa kësaj të fundit po i humbte durimi. Më pas, agresori mori guxim dhe e qëlloi të shoqen egërsisht.
Top Channel