Që në moshën 5-vjeçare, Emma e kuptoi se nuk ishte si gjithë të tjerët. Ajo gjendej e ulur në krevat, kur gjyshi, i cili ishte shtruar në spital u shfaq krejt papritur pranë saj.
“Duhet ta njoftosh mamin se jam shumë mirë tani”, dëgjoi vogëlushja t’i thuhej.
Vajza nxitoi për tek e ëma për t’i dhënë lajmin e mirë.
Nëna i shpjegoi se gjyshi kishte vdekur një orë më parë prej kancerit në mushkëri. Aspak e frikësuar, Emma Kinsey, tashmë 33 vjeç vazhdoi të shihte edhe përgjatë gjithë adoleshencës fytyra misterioze.
“Fillova të shoh njerëz sapo mbyllja sytë gjatë natës. Dëgjoja zëra të më pëshpërisnin: Përshëndetje, a ndodhet dikush aty?” tregon Emma, teksa shton se asokohe nisi të ndjente frikë, por nuk i tregoi askujt nga frika se nuk do ta besonin.
“Vetëm kur prindërit e mi u ndanë dhe mamaja u martua me një psikiatër, filova të pranoja aftësinë time. Ai e dinte që unë isha ndryshe dhe më ndihmoi ta përdorja këtë dhunti”, tregon e reja.
Kinsey rrëfen se pavarësisht faktit që ajo e di se çfarë ndodh pas vdekjes (po, sipas saj ka jetë të përtejme), ndarja nga jeta e babait qe një periudhë tepër e vështirë në jetën e saj.
“Ai i hidhte gjatë gjithë kohës fotografitë e murit për të më treguar se gjendej aty pranë meje. Po kështu më shuante ose ndizte zjarrin, sapo futesha në shtëpi”, rrëfen Emma.
Top Channel