Programi i ri kompjuterik që bizneset do të përdorin me detyrim për të komunikuar me tatimet pritet të jetë gati brenda këtij muaji.
Ministria e Financave tha se kompanitë e interesuara kanë nisur të punojnë me softin dhe shumë shpejt do të publikohen dhe kostot që do të paguajnë bizneset.
Qeveria është duke e konsultuar ligjin për fiskalizimin me grupet e interesit. Por biznesi ka kërkuar më shumë kohë për tu bërë gati duke i sugjeruar qeverisë që hyrja në fuqi e ligji të shtyhet më vonë se data 1 janar.
Përmes reformës së fiskalizimit qeveria synon të ulë evazionin në ekonomi duke gjurmuar në kohë reale çdo transaksion që kryhet mes bizneseve dhe konsumatorëve. Paralelisht administrata fiskale prej dy muajsh ka nisur një aksion të gjerë kundër informalitetit. Dhe sipas ministres së Financave, fushata ka filluar të japë rezultatet e para tek të ardhurat.
Sipas qeverisë aksioni për informalitetin do të vazhdojë me kontrolle intensive edhe gjatë muajve në vijim, veçanërisht në sektorët me risk të lartë.
Top Channel