Një qendër kulturore në njërën prej lagjeve më të vjetra të Mexico City-t ka rikthyer një lojë të lashtë më top, atë të Mezoamerikës.

Sporti pre-hispanik nuk ishte luajtur më prej 500 vjetësh në kryeqytetin meksikan. Inkasit, majat dhe aztekët kanë qenë tejet të apasionuar pas kësaj loje, që luhej dikur në të gjitha qytetet e mëdha e shpesh herë, lidhej me flijime në mesin e humbësve, por në ndonjë rast edhe në atë të fituesve, sic thotë AFP, sepse konsiderohej nderim për ta.

Pushtuesit spanjollë e ndaluan 5 shekuj më parë lojën me topin e rëndë dhe sakrificat njerëzore, e cila po rikthehet, por sigurisht pa këto të fundit.
Në gjuhën vendase, loja njihet si “ulama”: ajo është praktikisht një miks sporti, rituali dhe ceremonie të cilën, promovuesit e sotëm po përpiqen ta përdorin për të tërhequr të rinjtë. Por kjo nuk është një lojë dhe aq e lehtë.

“Duhet të mësohesh me peshën e topit. T`i mbush ijet me hematoma, sepse merr goditje të forta, madje ka dhe ato që të lenë jashtë fushe për një muaj. Ndaj duhet të stërvitesh shumë, e në aspektin e disiplinës, të përgjigjesh në masën 100%, në mënyrë që të mos të të ndodhin gjëra të tilla”, shprehet lojtari, Giovanni Navarro.

Kjo lojë e vjetër mund të luhet me një deri në shtatë lojtarë. Shekuj më parë, në të mund të merrnin pjesë vetëm meshkujt, megjithatë sot është e hapur dhe për femrat.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA